Aksident tragjik në Divjakë, makina u përplas me shtyllën, humb jetën 82-vjeçari

Një 82-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin “Çermë-Divjakë”.

Sipas informacionit paraprak të policisë, shtetasi me inicialet H. D., 82 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur me një shtyllë.

Pas përplasjes, i moshuari u transportua në spital për ndihmë mjekësore, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të aksidentit, si dhe për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033