Dimal proteston kundër bashkimit me Beratin.

Dimal proteston kundër bashkimit me Beratin.

Për të 11-ën ditë radhazi, protesta kundër riorganizimit territorial vijojnë në disa bashki që pritet të shkrihen dhe t’u bashkohen bashkive më të mëdha.

Një prej tyre është Bashkia e Dimalit, ku prej ditësh qytetarë mblidhen çdo mbrëmje në sheshin “Dimal”, duke kundërshtuar bashkimin e kësaj bashkie me Beratin.

Në protestë marrin pjesë një numër i vogël qytetarësh, ndërsa mes protestuesve janë edhe punonjës të institucioneve të bashkisë dhe njësive administrative të Dimalit.

Pjesë e protestës prej disa ditësh është edhe kryebashkiakja Juliana Mema, e cila ka dalë publikisht kundër bashkimit me Beratin, duke e cilësuar këtë vendim si të papranueshëm dhe duke kritikuar qeverinë Rama dhe Partinë Socialiste.

Por kundërshtimi i bashkimit vjen në një moment kur vetë administrimi i Bashkisë së Dimalit është përballur më herët me kritika nga banorët e zonave të saj.

Mungesa e investimeve dhe problematikat e shërbimeve publike kanë qenë shpesh në qendër të shqetësimeve të qytetarëve, të cilët kanë shprehur pakënaqësi edhe ndaj drejtimit të bashkisë.

Në këtë situatë, protesta kundër bashkimit me Beratin shtron edhe një tjetër pyetje: nëse Dimalit i duhet të ruajë identitetin e saj administrativ apo nëse një bashkim me Beratin do të sillte më shumë mundësi për investime dhe shërbime.

Ndërsa protestat vijojnë, mbetet për t’u parë nëse zëri i banorëve të Dimalit do të ndikojë në vendimmarrjen për hartën e re territoriale.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033