Prej gati një muaji, mbetjet urbane të pambledhura në fshatin Baltëz të bashkisë Fier janë kthyer në një problem serioz për banorët dhe mjedisin.
Temperaturat e larta të këtyre ditëve kanë rënduar edhe më shumë situatën, ndërsa mbeturinat, që shtohen çdo ditë, po krijojnë një situatë të rëndë higjieno-sanitare dhe rrezik për shëndetin e komunitetit.
Kryetari i fshatit Baltëz, Latif Kazanxhiu, thotë se për situatën është njoftuar edhe administratori i Njësisë Administrative Dermenas, por deri tani nuk është ndërmarrë asnjë masë konkrete për pastrimin e mbetjeve.
Sipas tij, dekompozimi i mbeturinave ka shkaktuar erë të rëndë dhe të padurueshme, ndërsa zona përreth është kthyer në një mjedis të papërshtatshëm për banorët.
Kazanxhiu i shpreh se indiferenca e pushtetit vendor po e përkeqëson situatën, pasi mbetjet vazhdojnë të grumbullohen çdo ditë.
Në kushtet kur, sipas tij, kërkesat e banorëve nuk kanë marrë zgjidhje, kryetari i fshatit paralajmëron edhe protestë.
Ai kërkon ndërhyrje të menjëhershme të bashkisë për largimin e mbetjeve dhe normalizimin e situatës, duke paralajmëruar se nëse pastrimi nuk kryhet së shpejti, banorët do të ngrihen në protestë.
Prej gati një muaji, mbetjet urbane të pambledhura në fshatin Baltëz të bashkisë Fier janë kthyer në një problem serioz për banorët dhe mjedisin.