Sherr mes adoleshentëve në Durrës, 3 plagosen me thikë

„Pse më preke?”. Ky ishte motivi pse dy grupe adoleshentësh u përplasëm me njëri-tjetrin mbrëmjen e së dielës në Durrës, ku 3 prej tyre u plagosën me thike. Sherri ndodhi në lagjen numër 13, ku të rinjtë ishin duke ecur në rrugë dhe rastësisht njëri prej tyre preki në shpatull një prej adoleshentëve të grupit tjetër.

Për rrjedhojë, ky i fundit ka kërkuar llogari, kurse debati degradoi deri në përleshje fizike dhe përdorimin e thikave. Policia e Durrësit bën të ditur se të plagosur me thikë kanë mbetur tre të rinj të moshave 18, 19, 20 vjeç, të cilët u dërguan në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, prej nga ku bëhet me dije se dy prej tyre janë në kujdesin intensiv të mjekëve, kurse 19-vjeçari ka dalë nga spitali.

Dy nga autorët e dyshuar të plagosjes, të moshave 19 dhe 15 vjeç janë ende në arrati, ndaj vijon puna për kapjen e tyre nga autoritetet policore. Po ashtu bëhet me dije se i përfshirë në sherr ka qenë edhe një person tjetër, puna për identifikimin e së cilit vijon.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033