Marrëveshja me SHBA-në kalon me procedurë të përshpejtuar, Kuvendi mblidhet në orën 15:00

Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë është mbyllur pas tensioneve të krijuara gjatë shqyrtimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, vendosi që shqyrtimi i projektmarrëveshjes të zhvillohej me procedurë të përshpejtuar, duke caktuar vijimin e seancës për në orën 15:00, pas diskutimit të projekt-marrëveshjes në komisione.

Vendimi u kundërshtua nga deputetët e Partisë Demokratike, të cilët bllokuan foltoren e Kuvendit, duke penguar vijimin normal të punimeve.

Pas përplasjeve në sallë dhe situatës së tensionuar, seanca u mbyll.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033