Rozalina Plaka, prinderit e se ciles u vrane tw premten nga ish I fejuari I saj, Refit Nertil Buzi, do te rimeret ne pyetje nga prokuroret e ceshtjes. Kjo sepse deshmia e saj e pare ne polici, nisur nga rrethanat e pengmarrjes se saj nga ish I fejuari, ishte e paplote. Burime prane familjes Plaka, thane se 25 vjecarja ka rrefyer se ishte ne gjume kur ndodhi vrasja e babait te saj dhe plagosja pwr vdekje e nenes. Ajo deklaroi se eshte zgjuar pasi ka degjuar krismat e armes dhe kur ka dale nga dhoma ka pare babane te shtrire pertoke nderkohe qe ish- I fejuari e ka marre me force duke e kercenuar mw arme dhe e ka futur ne makine, per t,u larguar me pas drejt kodrave te Kurjanit,
Nderkohe prokuroia po vazhdon hetimet te cilat, perfshijne jo vetem rrethanat e ngjarjes se rende por edhe nje akuze per “mashtrim” qe rendonte mbi 35 vjecarin. Porkurori Kristi Jorgji I cili mori pjese ne bisedimet me 35 vjecarin Buzi, per ta bindir tw dorezohej, eshte edhe prokuror I nje ceshtjeje te ngritur per vepren penale te “mashtrimit “ bazuar ne kallezimin e disa shtetasve kunder Buzit. Burime bejne me dije se Buzi ka kryer tregti perimesh duke I premtuar disa fermereve shitjen e prodhimeve bujqesore ne tregjet eurpiane. Por disa shtetas e kallezuan penalisht per mashtrim pasi nuk u kishte dhene parate e mallit qe u kishte marre per eksport. Buzi ishte ne mase sigurie “arrest ne shtepi” I akuzuar per perndjekje nga ish – e fejuara Rozalina Plaka.
Dy vjet me pare gjate kohes qe ndodhej emigrant ne Angli, 35 vjecari Buzi pretendoi se ishte marre peng nga disa bashkeatdhetar tw cilwt kerkuan nje sasi te konsiderueshme parash per ta lene te lire.
Te premten e 24 korrikut vrau veten ne sy te dhjetera forcave policore, pasi kishte vrare me heret prinderit e ish te fejuares dhe mbajti peng kete te fundit, per kater ore. Ai nuk u bind te dorezohej megjithe perpjekjet e prokurorit Jorgji. Ky i fundit sipas burimeve nga efektivet qe qendruan per 10 ore prane 35 vjecarit te armatosur, nuk i tregoi se ish vjeherri kishte nderruar jete por se ai dhe bashkeshortja ishin te plagosur dhe ndodheshin ne spital. Por 35 vjecari ndiqte lajmet nepermjet telefonit. Reth ores 15:00 Buzi ishte pothuajse gati te dorezohej, por perpara se ta bente kete mesohet t i kete thene prokurorit: Prit se do shoh lajmet e ores 15:30. Pasi degjoi se ish vjehrri kishte nderruar jete, 35 vjecari refuzoi serish tw dorezonte armen. Rreth nje orë me vone qwlloi veten per vdekje me të.