Kisha e Shën Nikollit në krutje, më e vjetra në zonën e Myzeqesë e ndërtuar rreth viteve 1400 është drejt rrënimit total.


Kisha është shpallur monument kulture e kategorisë së parë që prej vitit 1967 dhe është ndër të vetmet që nuk ka parë restaurim, megjithë vlerat e mëdha shpirtërore e kulturore që përfaqëson.
Restaurimi i fundit i saj daton më shumë se një shekull më parë në vitin 1922.
Naosi dhe afresket murale të pikturuara gjatë viteve 1804 deri 1811, për shkak të peshës së kohës që mbajnë mbi supe, janë drejt rrënimit total.
Kollonat mbajtëse, harqet tavani dhe çatia, dhomat e shërbesave, hajatet i ngjajnë më tepër një gërrmadhe…..
Megjithë kërkesat e herë pas hershme nga besimtarët e zonës, shërbyesve të kishës vit pas viti, madje dhe kërkesave të Mitropolisë së Beratit për të ruajtur vlerat unikale për këtë kishë, ende nuk ka projekt rikonstruksioni.
Sipas priftit të kishës së Shën Nikollit, At Ilia, kanë ardhur përfaqësues dhe specialistë të institutit të monumenteve të kulturës për të parë situatën por ende nuk ka zgjidhje.

Pak e çuditshme që instituti i monumenteve të kulturës dhe ministria e kulturës, kanë harruar që të ndërhyjnë për një objekt i cili është monument kulture i kategorisë së parë qysh prej 60 vitesh!!!

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033