Aksident i rëndë në autostradën Lushnje Rrogozhinë në fshatin zhamë- sektor.
Një automjet tip fuoristradë ka përplasur një person që kalonte autostradën nga njera anë në tjetrën.
Bajame Ramazani 75 vjeçe kalonte autostradën për të shkuar tek tokat duke kaluar në autostradë dhe mbi trafikndarëse, vetëm 50 metra larg mbikalimit!
Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe e moshuara është transportuar në gjendje kritike për jetën nga ambulanca në spitalin e Lushnjes ku është nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Policia rrugore ka shkuar në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen dhe për të disiplinuar trafikun ndërsa është ndaluar drejtuesi i fuoristradës deri në sqarimin e rrethanave.
Sipas të dhënave të para e75 vjeçarja banuese në zhamë- sektor kalonte autostradën për të shkuar tek pronat nga ana tjetër e autostradës.
Ndonëse në këtë pikë ka mbikalim, shpesh herë gjatë gjithë gjatësisë së autostradës këmbësorët kalojnë nga njera anë në tjetrën pasi kanë interesat e tyre ekonomike.
Aksident i rëndë në autostradën Lushnje Rrogozhinë në fshatin zhamë- sektor.