Aksident në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele rreth orës 09.45 në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë, vetëm pak orë pas përplasjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në afërsi të fshatit Karinë.

Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të Gjocajt, afër qytetit të Peqinit, ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë e përplasjes së fortë, njëra prej autoveturave është dëmtuar pothuajse plotësisht.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se njëri prej automjeteve është futur në rrugën kryesore në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor, duke shkaktuar aksidentin.

Nga përplasja ka mbetur i plagosur njëri prej drejtuesve të mjeteve, i cili është transportuar për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033