Përfshihet nga flakët makina në lëvizje në Fier, shpëton mrekullisht shoferi! Detajet e para.

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Lalar të bashkisë Fier. Sipas burimeve  paraprake mjeti ka qenë ne lëvizje teksa drejtuesi ka pikasur praninë e tymit.

Ai ka dalë menjëherë nga automjeti i cili më pas është përfshirë nga flakët.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit ndërkohë qe grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet.

Sakaq, paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033