Fermeri Fatmir Hoxha nga Thana investon në pemëtari, shqetësim mbeten çmimet dhe mungesa e punëtorëve!
Fermeri Fatmir Hoxha nga fshati Thanë, njësia administrative Fiershegan në bashkinë e Lushnjës, ka investuar prej vitesh në 2.5 hektarë tokë të mbjellë me pemëtari. Sipërfaqja është e ndarë në parcela me vreshtari, kajsi të hershme dhe të vona, si edhe pjeshkë e nektarinë të disa llojeve.
Vetë fermeri tregon se investimi ka nisur vite më parë, ndërsa vaditja realizohet me sistem pikë-pikë, investim i mbështetur nga subvencionimet në bujqësi. Megjithatë, shqetësim mbetet mungesa e krahut të punës dhe çmimet e ulëta në pikat e grumbullimit që tregtojnë për eksport apo tregun vendas.
Sipas tij, bujqësia dhe frutikultura kërkojnë punë të përditshme për të siguruar rendiment, ndërsa tek kultura e pjeshkës dhe nektarinës ndikon shumë edhe elementi kohë.
Fermeri Fatmir Hoxha u shpreh për mikrofonin e TV Apollon .