Një avion luftarak MiG, simbol i historisë së aviacionit ushtarak shqiptar, është vendosur në kryqëzimin hyrës të qytetit të Dimalit .Beratit dhe me drejtim nga qyteti i Kuçovës duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe vizitorëve.
Ky element përkujtimor vjen edhe si kujtese kur vitet kalojnë edhe në kuadër të 75-vjetorit të Aviacionit Ushtarak Shqiptar, një moment i rëndësishëm për të nderuar historinë dhe kontributin e brezave në shërbim të atdheut.
Baza Ajrore e Kuçovës, me një traditë të gjatë profesionalizmi dhe përkushtimi, mbetet një nga pikat kyçe të Forcës Ajrore. Avionët MiG te dikurshëm,e dikur pjesë e rëndësishme e mbrojtjes ajrore, përfaqësojnë krenarinë e kësaj baze që prej themelimit të saj. Një prej tyre, i vendosur tashmë si monument, qëndron si dëshmi e historisë dhe sakrificave të aviatorëve ndër vite.
Ky përvjetor jo vetëm që vlerëson të shkuarën me krenari, por edhe konfirmon rrugën drejt modernizimit të Forcës Ajrore, në kuadër të integrimit dhe bashkëpunimit me strukturat e NATO-s. Baza e Kuçovës sot përfaqëson një pikë të rëndësishme strategjike, duke lidhur historinë me të ardhmen e sigurisë ajrore në vend.
Vendosja e këtij avioni në një pikë të dukshme në rrethrrotullim drejtë beratit ,kuçovës e dimalit shërben edhe si një simbol edukues për brezat e rinj, duke rikujtuar rëndësinë e mbrojtjes së hapësirës ajrore.
Për qytetin e Kuçovës, ky monument është një tjetër dëshmi e identitetit dhe lidhjes së fortë me historinë ushtarake. Ndërkohë, vizitorët dhe kalimtarët ndalen për ta parë nga afër, duke e kthyer këtë pikë në një atraksion të veçantë.
Ky simbol mbetet një homazh i përhershëm për të gjithë ata që kanë shërbyer në qiellin shqiptar.