Berisha: “8 Maj,dita e shqipëtarve!”

Kreu i PD Sali Berisha njofton protestën e radhës. Në një komunikim për mediat ai tha se më 8 maj do organizohet kryengritja më e fuqishme.

“Në datën 8 maj shqiptarët do të mblidhen në rrugët dhe sheshet e Tiranës në kryengritjen e tyre më të fuqishme paqësore që ka njohur vendi kundër kreut të organizatës kriminale, kundër Edi Ramës dhe narkoministrave. Ju jeni dëshmitar se pasi bllokoi arrestimin e Lubi Ballukut, për afera të përbashkëta me Ramën për të cilat në një vlerësim paraprak, prokurori përcaktoi 36 vite burg kërkesën e tij. Natyrisht nuk kishin më pakt për Ramën në atë mes. Me mandatet e krimit bllokoi arrestimin e Ballukut për të mbrojtur veten”, tha Berisha.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033