Kuçovë – Stacioni i zjarrfikësve dhe plani i masave për sezonin veror!

Stacioni i zjarrfikësve në Bashkinë Kuçovë përbëhet nga 18 punonjës, të organizuar në turne shërbimi 24-orësh. Ata janë të trajnuar dhe me përvojë shumëvjeçare në shërbim të qytetarëve të kësaj bashkie.

Për të mësuar më shumë mbi planin e masave për sezonin veror, iu drejtuam shefit të sektorit të shërbimit zjarrfikës pranë Bashkisë Kuçovë, z. Teodor Mërtiri. Ai u shpreh se strukturat janë në gatishmëri të plotë dhe se personeli është i përgatitur për përballimin e situatave që mund të lindin gjatë verës.

Sipas tij, Bashkia Kuçovë nuk ka pasur probleme të mëdha ndër vite, ndërsa një mbështetje e rëndësishme mbetet edhe baza ajrore si dhe puset e nxjerrjes së naftës në zonë, të cilat kërkojnë vëmendje të veçantë në kuadër të sigurisë dhe parandalimit të rreziqeve.

Gjithashtu, janë marrë masa për rritjen e patrullimeve në zonat me risk të lartë për zjarre gjatë stinës së verës.
Apelohet për bashkëpunim nga ana e qytetarëve për të shmangur zjarrvëniet e qëllimshme apo nga pakujdesia.

Strukturat zjarrfikëse mbeten në gatishmëri të plotë për çdo emergjencë që mund të paraqitet.

Koordinimi me institucionet e tjera lokale synon një reagim sa më të shpejtë dhe efikas në çdo rast duke u shprehur .

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033