Kjo e shtunë sjell në vëmendje një personazh emblematik të jetës shqiptare – profesor doktor Rakip Gjoshi, nga fshati Sankoc, në Kosovo.
Jeta e tij është një rrëfim sakrifice, përballjeje dhe qëndrese, e ndërtuar nën vështirësitë e regjimit serb, por gjithmonë e udhëhequr nga guximi dhe dashuria për atdheun.
Që në rininë e hershme, pas përfundimit të studimeve të larta, ai iu përkushtua letërsisë dhe studimeve shkencore. Pena e tij nisi të shprehej që në vitin 1975, duke sjellë në vargje dhe shkrime kujtimet, sfidat dhe realitetin e kohës.
Profesor Gjoshi rrëfen se jeta e ka lidhur ngushtë me çështjen kombëtare, duke e jetuar çdo etapë mes sakrificës dhe përkushtimit për gjuhën shqipe dhe identitetin kombëtar.
Ai ka mbajtur role drejtuese në disa institucione në Kosovë, si dhe ka kontribuar drejtpërdrejt në Kosovo , krah për krah me bashkëluftëtarët e tij, si veteran i kësaj lufte.
Pas luftës, kontributi i tij vijoi edhe në institucione të rëndësishme, duke sjellë përvojën dhe përkushtimin në shërbim të shtetit dhe shoqërisë.
Në një rrëfim të sinqertë përballë gazetarit Ndriçim Gjoshi, ai ndalet te sfidat, përballjet dhe rrugëtimi i tij i gjatë në shërbim të dijes dhe atdheut.
Mos e humbisni këtë episod të radhës në “Personazhe në Fokus”, këtë të shtunë, ora 21:00, në TV Apollon.