Aksident pranë mbikalimit të Shkozetit, makinë përplas një motor dhe plagos drejtuesin

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë mbikalimit të Shkozetit, ku një automjet ka përplasur një motomjet që po lëvizte në këtë segment rruge.

Si pasojë e përplasjes, motori ka dalë nga rruga, ndërsa drejtuesi i tij ka mbetur i plagosur. Menjëherë pas ngjarjes, i lënduari është transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Deri në këto momente, nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të shoferit të motorit, ndërsa rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta.

Ngjarja vjen në një zonë me qarkullim të lartë automjetesh, ku aksidentet rrugore janë të shpeshta, duke rikthyer vëmendjen te siguria dhe respektimi i rregullave të qarkullimit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033