Kushtet e motit përkeqësohen në Vlorë, ndalohet lundrimi për mjetet e vogla dhe peshkimin

Kapiteneria e Portit të Vlorës ka njoftuar për përkeqësim të ndjeshëm të kushteve

hidrometeorologjike detare brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës gjatë datave 03–05 shkurt 2026.

Sipas parashikimeve, duke filluar nga ora 14:00 e datës 03.02.2026, era do të fryjë në drejtimin Jug–Juglindje, me forcë deri në 8–9 ballë, shpejtësi që pritet të arrijë 30–45 m/s, ndërsa lartësia e dallgëve do të variojë nga 3.5 deri në 6.5 metra.

Për shkak të këtyre kushteve, Kapiteneria e Portit Vlorë ka vendosur ndalimin e pajisjes me leje-nisje për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit, si brenda Gjirit të Vlorës ashtu edhe në det të hapur. Ndalimi do të jetë në fuqi nga ora 14:00 e datës 03 shkurt deri në orën 06:00 të datës 05 shkurt 2026.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033