Ambasadori i Polonisë viziton Kopshtin Nr. 3 në Bashkinë Kuçovë !

Ambasadori i Polonisë në Shqipëri, z. Wojciech Unolt, zhvilloi ditën e sotme një vizitë zyrtare në Bashkinë Kuçovë, ku u prit nga Kryebashkiaku z. Kreshnik Hajdari.

Në kuadër të kësaj vizite, Kryebashkiaku Hajdari dhe Ambasadori Unolt inspektuan nga afër Kopshtin Nr. 3, një institucion arsimor parashkollor ku synohet konkretizimi i një bashkëpunimi për rikonstruksionin e godinës dhe përmirësimin e kushteve mësimore.

Gjatë vizitës u diskutua mbi mundësitë e mbështetjes për ndërhyrje infrastrukturore, me qëllim krijimin e ambienteve më të sigurta dhe më funksionale për fëmijët, si edhe për stafin edukativ.

Kryebashkiaku Hajdari vlerësoi interesin dhe mbështetjen e Ambasadës së Polonisë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimeve ndërkombëtare në fushën e arsimit. Nga ana e tij, ambasadori Unolt shprehu gatishmërinë për të mbështetur projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve për fëmijët. Vizita u mbyll me një takim informues mbi projektet e ardhshme të bashkisë në sektorin e arsimit parashkollor.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033