“Mozaiku i Tiranës” nominohet për çmimin ndërkombëtar “Ndërtesa e Vitit 2026”

“Mozaiku i Tiranës” është nominuar për çmimin prestigjioz “Ndërtesa e Vitit 2026” nga revista ndërkombëtare e arkitekturës ArchDaily. Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.

Sipas ministrit, projekti “Mozaiku i Tiranës – Ndërhyrje Kulturore”, i realizuar nga studioja SONarchitects, përfaqëson një shembull të suksesshëm të ndërthurjes mes ruajtjes së trashëgimisë arkeologjike dhe arkitekturës bashkëkohore. Ky nominim e pozicionon Tiranën në skenën ndërkombëtare të arkitekturës si një model dialogu mes historisë dhe së tashmes.

Mozaiku i Tiranës daton që nga shekulli III pas Krishtit dhe u zbulua në vitet ’70 të shekullit të kaluar, gjatë punimeve për ndërtimin e një blloku pallatesh. Sot, objekti përfaqëson jo vetëm një monument me vlera të veçanta historike, por edhe një hapësirë informative, që ofron një panoramë vizuale mbi mozaikët e trashëgimisë arkeologjike shqiptare.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033