Apeli rrëzon kërkesën e Gjon Shkambit, xhaxhai i autorit të dyshuar mbetet në burg

Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën e Gjon Shkambit për t’i zbutur masën e sigurisë, duke konfirmuar “arrestin në burg”. Shkambi, xhaxhai i Elvis Shkambit – autorit të dyshuar të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në Tiranë – kërkoi lirimin, por Apeli e cilësoi kërkesën “të pabazuar në ligj dhe në prova”.

Ai mbetet pas hekurave si i dyshuar për “nxitje të krimit” dhe për dijeni të mundshme mbi veprimet e nipit, ndërsa hetimet për atentatin tronditës ndaj gjyqtarit vijojnë intensivisht.

Ndaj Postimin: