Kudret Mustafaraj, banor i fshatit Portëz është përballur disa herë me policinë bashkiake pas pretendimeve të fqinjit të tij për kufirin ndarës mes pronave.
Pretenduesi që rezulton babai i një zyrtarit ë lartë në bashkinë e Fierit ka angazhuar policinë bashkiake madje edhe ate të rendit për ta bindur fqinjin të zhvendosë murin rrethues të pronës së tik.
Kundret Mustafaraj tregon çertifikatën e pronësisë së tokës nga e cila fqinji që ka ndërtuar një objekt biznesi, pretendon të shyjë kufirin me katër metra në brendësi të sipërfaqjes së tokës së Kundret Mustafaraj.
Shkak për pretendimin e fqinjit të tij sipas z Mustafaraj është bërë mungesa e kanalizimeve të ujërave në ndërtesën dy katëshe.
Mustafaraj e akuzon fqinjin se po përdor pushtetin dhe influencën që ka i biri në bashki dhe polici, për të përfituar në mënyrë të padrejtë sipërfaqje nga toka që Mustafaraj e ka me çerrifikatë pronësie.