Zjarr gjatë natës në një lokal në Durrës, ndërhyrja e zjarrfikësve shmang përhapjen

Një zjarr ka përfshirë gjatë natës një lokal pranë urës së Dajlanit në Durrës, duke shkaktuar dëme materiale.

Sipas të dhënave paraprake, objekti nuk ishte në funksion në momentin e rënies së zjarrit dhe nuk ka pasur persona të lënduar. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në kohë, duke arritur të shuajnë flakët dhe të shmangin përhapjen e tyre në zona të tjera.

Paraprakisht, shërbimi zjarrfikës dyshon se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike në ambientet e brendshme të lokalit, i cili prej kohësh ishte i mbyllur.

Autoritetet vijojnë verifikimet për të konfirmuar shkakun përfundimtar të ngjarjes.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033