Deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin për Çështjet Europiane dhe Politikën e Jashtme kanë kërkuar mbledhje urgjente për shkak të situatës së fundit në Lindjen e Mesme.
Në një kërkesë drejtuar kryetarit të komisionit, Igli Hasani, ata propozojnë zhvillimin e një seance dëgjimore me kryeministrin Edi Rama më 9 mars 2026, me qëllim informimin mbi qëndrimin dhe veprimet e qeverisë shqiptare lidhur me zhvillimet në rajon.
Sipas deputetëve të opozitës, dinamika e ngjarjeve në Lindjen e Mesme kërkon transparencë institucionale dhe raportim të drejtpërdrejtë nga kreu i qeverisë në forumet parlamentare.