Balluku reagon për herë të parë ndaj hetimit të SPAK: Nuk kam penguar drejtësinë, nuk kam 300 apartamente

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka reaguar publikisht për herë të parë lidhur me hetimin që po zhvillon Prokuroria e Posaçme në ngarkim të saj, duke deklaruar se nuk ka ndërhyrë asnjëherë në proces dhe se beson te drejtësia.

Në një deklaratë për mediat, ajo u shpreh se çështjet juridike duhet të ndjekin rrugën ligjore dhe nuk zgjidhen në rrjetet sociale apo në debate publike. Sipas saj, qëndrimi i saj ndaj drejtësisë ka qenë i pandryshuar dhe konsistent.

Balluku theksoi se beson në drejtësinë e re dhe se nuk do ta anatemojë atë edhe kur hetimet prekin interesat e saj personale. Ajo deklaroi se nuk ka penguar hetimin as në kohën kur ushtronte detyrën si ministre dhe as si qytetare.

Duke iu referuar akuzave dhe aludimeve publike, ajo mohoi pretendimet për pasuri të pajustifikuara, duke deklaruar se nuk zotëron “as 300 dhe as 30 apartamente”, si dhe as mjete luksoze si limuzina, jahte apo helikopterë.

Sipas saj, këto janë pjesë e një “gjyqi publik” që po zhvillohet paralelisht me hetimin, ndërsa shtoi se drejtësia duhet të veprojë e lirë dhe e pavarur për të zbardhur të vërtetën.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033