Në një intervistë të zhvilluar me gazetarin Besnik Sulejmani, juristi Zhllima shpjegoi se rikthimi i Donald Trump mund të ketë një ndikim të madh në shumë aspekte të politikës dhe ekonomi botërore, por veçanërisht në jetën amerikane.
Sipas Zhllimës, ndikimi më i madh i një rikthimi të mundshëm të Trump do të jetë në brendësi të Shteteve të Bashkuara, ku gjendja financiare e vendit dhe stabiliteti ekonomik mund të ndodhin pas një rishikimi të politikave ekonomike të tij.
Një nga pikëpamjet që ai theksoi është se Trump ka qenë gjithmonë një mbështetës i bizneseve të mëdha dhe ka promovuar interesat e tyre përmes politikave që favorizojnë rritjen ekonomike dhe uljen e taksave. “Trump është aty për të mbështetur bizneset e mëdha dhe për t’u dhënë atyre sa më shumë mundësi për të fituar”, tha Zhllima. Ky fokus në përfitimet e mëdha për korporatat mund të shkaktojë pasiguri dhe tensione në sektorët e tjerë të ekonomisë, por do të sjellë gjithashtu rritje të mundshme në bizneset e mëdha dhe financat private.
Zhllima gjithashtu rikujtoi periudhën kur Trump u largua nga detyra në vitin 2020, duke theksuar se largimi i tij ishte i shoqëruar me një mori akuzash dhe pretendimesh për manipulim. Ai theksoi se gjatë administratës së Trumpit, Shtetet e Bashkuara u transformuan në një “shtet militar”, ku veprimet e presidentit shpeshherë ishin të rrepta dhe të diskutueshme. Një tjetër aspekt që ai e nxori në pah ishte ndjekja penale e Trump nga disa prokurorë të majtë, që e akuzuan për shkelje të ligjit dhe për përpjekje për të manipuluar proceset zgjedhore.
Sipas Zhllimës, kjo situatë ka lënë pasoja të thella në politikën amerikane dhe ka krijuar një ndarje të fortë mes grupeve të ndryshme brenda shtetit. Ai beson se Trump, nëse do të kthehej, do të synonte të mbështeste botën e brendshme amerikane, duke ofruar një qasje më të drejtpërdrejtë dhe më agresive ndaj politikave të brendshme.
Në këtë kuadër, Zhllima e sheh Trumpin si një figurë që mund të shmangë gabimet që janë bërë nga administrata e Biden, duke i dhënë përparësi forcimit të politikave të brendshme të vendit, duke injoruar kritikën ndërkombëtare dhe duke e fokusi të gjithë energjinë në përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe forcimin e pozicionit të Amerikës në botë.