Xabi Alonso reagon pas largimit nga Real Madridi dhe falënderon klubin dhe tifozët

Xabi Alonso ka reaguar për herë të parë pasi u largua nga posti i trajnerit të Real Madridit, duke i dhënë fund heshtjes pas vendimit për shkarkimin e tij.

Në mesazhin e tij, Alonso ka falënderuar klubin, lojtarët dhe veçanërisht tifozët, duke theksuar se ndihet krenar për përkushtimin e treguar gjatë drejtimit të skuadrës, pavarësisht se rezultatet nuk ishin ato që priteshin.

“Kjo periudhë e jetës sime profesionale ka mbaruar dhe nuk shkoi ashtu siç donim. Të udhëhiqja Real Madridin ka qenë një sfidë dhe një përgjegjësi për mua çdo ditë. Falënderoj klubin, lojtarët dhe mbi të gjitha tifozët e Madridit për besimin dhe mbështetjen e tyre. Largohem me respekt dhe krenari që kam dhënë gjithçka për klubin”, është shprehur Alonso.

Reagimi i tij vjen pas vendimit të klubit për t’i dhënë fund bashkëpunimit, duke mbyllur një kapitull të shkurtër, por të rëndësishëm në karrierën e tij si trajner i Real Madridit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033