Vrasje me armë zjarri në Sarandë, qëllohet me plumb në kokë pronari i karburantit.

Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në Sarandë.

Sipas informacioneve paraprake, viktimë ka mbetur Rexhep Ismaili, i cili është qëlluar me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se Ismaili ka marrë një plumb në kokë, duke humbur jetën në vend.

Në zonë kanë mbërritur menjëherë forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar perimetrin dhe po punojnë për grumbullimin e provave dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033