Mot i keq “pushton” Vlorën, era e fortë rrëzon pemën mbi automjetet e parkuara.

Moti i keq, i shoqëruar me erëra të forta, ka përfshirë këtë të premte qytetin bregdetar të Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, është regjistruar edhe incidenti i parë, ku si pasojë e erës së fortë janë rrëzuar pemë mbi automjete të parkuara.

Fatmirësisht, nga ngjarja janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Incidenti ka ndodhur në rrugën Transballkanike.

Ndërkohë, për shkak të përkeqësimit të motit në qytetin e Vlorës, janë pezulluar edhe lundrimet per mjetet e vogla lundruese si edhe ato te peshkimit gjate kesaj te premteje.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033