Të nderuar bashkëkombas, mirësevini në një tjetër episod të emisionit “Na thërret Atdheu”.
Sonte, do të diskutojmë për një temë shumë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të vendit: “Votimi i Diasporës për zgjedhjet e 11 majit ka nisur!”. Ky është një moment historik, pasi për herë të parë pas shumë debatesh dhe pritjesh, diaspora shqiptare ka mundësinë të ushtrojë të drejtën kushtetuese të votës nga jashtë vendit.
Por, si po zhvillohet ky proces? Cilat janë sfidat dhe pritshmëritë? Sa është angazhimi real i institucioneve dhe vetë emigrantëve në këtë proces historik? Pë të dhënë përgjigje këtyre pyetjeve dhe për të analizuar situatën në tërësi, kemi ftuar të nderuar gazetarë dhe aktivistë nga vendet ku jeton dhe punon diaspora jonë.
Në lidhje direkte me Skype, do të kemi të ftuar të nderuar nga vende të ndryshme. Ata do të ofrojnë perspektivën e tyre për këtë moment të rëndësishëm për shqiptarët jashtë vendit.
Përfshirë në diskutim janë:
- Kristaq Kume – ish-kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ)
- Zef Pergega – Gazetar dhe Aktivist, SHBA
- Alfred Fizi – Aktivist i të drejtave të njeriut, Greqi
- Nazmi Jusufi – Anëtar i Komisionit Zgjedhor në Mbretërinë e Hollandës
Pyetje për të ftuarit në emision:
Për Kristaq Kumen (ish-kryetar i KQZ-së):
- A do të jetë kjo një ditë historike për demokracinë shqiptare?
- Si e vlerësoni procesin që ka çuar deri te votimi i diasporës?
- Sa i sigurt dhe transparent është ky proces votimi jashtë vendit sipas jush?
- A mendoni se diaspora do të ndikojë realisht në rezultatin zgjedhor?
- Cilat janë mesazhet që i dërgoni bashkatdhetarëve që hezitojnë të votojnë?
- Çfarë duhet për të garantuar një votim të ndershëm nga jashtë?
Për Zef Pergegën, Gazetar, Aktivist (SHBA):
- Si është pritur ky lajm në komunitetin shqiptar në Amerikë? A ka një mobilizim real për të votuar?
- A ndjeheni më pranë Shqipërisë tani që keni të drejtën e votës nga larg?
- Cilët janë shqetësimet kryesore që keni si votues nga diaspora?
- Diaspora ka ndikim në politikën shqiptare edhe përtej votës?
Për Alfred Fizin (Greqi):
- A e keni përfunduar regjistrimin për të votuar? Si ishte përvoja juaj me platformën?
- Cilët janë shqetësimet kryesore që keni si votues nga diaspora?
- Sa është niveli i pjesëmarrjes deri tani nga komuniteti shqiptar në Greqi?
- A mendoni se diaspora do të ndikojë realisht në rezultatin zgjedhor?
- Sa e ka ndjerë diaspora shqiptare në Greqi rëndësinë e kësaj të drejte të re?
- A do të ndikojë ky zhvillim në rritjen e interesit të diasporës për politikën në Shqipëri?
- Cilët janë mesazhet që i dërgoni bashkatdhetarëve që hezitojnë të votojnë?
Për Nazmi Jusufin (Hollande) – Anëtar i Komisionit Zgjedhor në Mbretërinë e Hollandës:
- Po, diaspora ka ndikim në politikën shqiptare edhe përtej votës?
- Sa kohë do të zgjasë periudha e votimit për diasporën?
- A ka pasur ndonjë problematikë ose vonesë në nisjen e procesit të votimit për diasporën?
- Çfarë rëndësie ka vota e diasporës në këto zgjedhje?
- Cilët janë mënyrat për të verifikuar nëse vota e dorëzuar është regjistruar me sukses?
- Sa qytetarë të regjistruar në diasporë pritet të marrin pjesë në këto zgjedhje?
- A janë ndërmarrë masa për të garantuar sigurinë dhe transparencën e votimit online apo me postë?
- Cilët janë reagimet e para të partive politike për nisjen e votimit të diasporës?