Vodhi kasafortën me 6 mln lekë në dyqanin e rrobave, arrestohet 46-vjeçari!

Një vjedhje e ndodhur në një dyqan veshmbathjesh në Kavajë është zbardhur nga shërbimet e policisë, duke çuar në pranga njërin prej autorëve dhe sekuestrimin e provave materiale.

Ngjarja u denoncua më datë 8 tetor 2026 nga menaxherja e biznesit të ndodhur në Lagjen Nr. 3 të qytetit, e cila njoftoi policinë se gjatë orëve të natës persona të panjohur kishin hyrë brenda duke marrë kasafortën ku gjendeshin rreth 600 mijë lekë të reja dhe 6 aparate celulare.

Sipas njoftimit zyrtar, pas veprimeve të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit M. L., 46 vjeç, banues në Kavajë.

Gjatë kontrollit të detajuar të ushtruar në banesën e 46-vjeçarit, efektivët gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale kasafortën e vjedhur së bashku me një sasi parash të mbetura brenda saj.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033