Vijon puna për pastrimin e kanaleve vaditëse për fermerët në Bashkinë Lushnjë !

Prej disa javësh në Bashkinë Lushnjë ka nisur puna për pastrimin e kanaleve në njësitë administrative nga Drejtoria e Pasurisë Publike, nëpërmjet punonjësve të sektorit të ujitjes dhe kullimit.

Puna po përqendrohet në pastrimin e kanaleve vaditëse dhe kulluese, duke vijuar në të gjithë territorin deri në përfundimin e saj, në funksion të nevojave të fermerëve për ujë vaditës.

Me rritjen e temperaturave dhe nisjen e sezonit veror, kulturat bujqësore kanë nevojë për furnizim të vazhdueshëm me ujë, ndaj ndërhyrja në mirëmbajtjen e rrjetit vaditës konsiderohet e domosdoshme.

Për këtë situatë, mikrofoni Tv Apollon iu drejtua përgjegjësit të sektorit të ujitjes dhe kullimit pranë Ndërmarrjes së Pasurisë Publike të Bashkisë Lushnjë, Renis Muça, i cili foli për punën që po kryhet në terren dhe bëri thirrje për mirëmbajtjen e kanaleve vaditëse edhe nga vetë fermerët.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033