Vijon aksioni i shembjeve në Sarandë, nis faza e dytë e lirimit të hapësirave publike

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, në bashkëpunim me Bashkinë e Sarandës, ka vijuar aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në territorin e bashkisë.

Mëngjesin e kësaj të premteje ka nisur faza e dytë e lirimit të hapësirave publike, duke filluar nga lagjja nr. 3 e qytetit. Aksioni do të shtrihet më pas në të gjitha lagjet e Sarandës dhe në gjithë territorin e bashkisë.

Autoritetet bëjnë me dije se ndërhyrjet do të vijojnë pa ndërprerje dhe se nuk do të ketë tolerancë për ndërtimet pa leje apo zënien e hapësirave publike.

Ky aksion synon rikthimin e hapësirave në funksion të qytetarëve dhe zbatimin e rregullave urbanistike në zonat urbane dhe turistike të Sarandës.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033