Kamera e TV Apollon ka ngritur shqetësimin e bërjeve të pazareve në shumë akse rrugore, pasi vendet e përcaktuara nga vetë tregtarët prej vitesh vendosin në vështirësi edhe vetë institucionet drejtuese.
Një ndër to është edhe pazari në njësinë administrative Këmishtaj, qendra administrative Gradiështë, bashkia Divjakë, ku vendi që tregtohet një herë në javë, çdo të martë, kthehet në vend rreziku edhe për tregtarët edhe për blerësit, pasi ky pazar me gjatësi 1.2 km, në gjatësi të tij është i mbushur me tregtarë në trotuarë dhe në rrugë dhe mbetet një burim aksidenti për kalimtarët dhe drejtuesit e mjeteve, në kohëzgjatjen e tij nga ora 7 e mëngjesit deri në 12 të drekës.
Shumë tregtarë vijnë nga vende të ndryshme që tregtojnë në këtë aks rrugor, i cili lidh autostradën në kryqëzimin e klubit të shoferit, drejt bashkisë Divjakë dhe bregdetit ranor, po ashtu edhe parkut kombëtar.
Ky aks rrugor një herë në javë bëhet shqetësues për këdo që kalon në këtë rrugë kryesore, për drejtuesit e mjeteve, pasi shumë qytetarë kalojnë nga një anë në tjetrën duke u bërë burim aksidenti.
Kamera e TV Apollon ishte sot në pazar duke sjellë pamje të qytetarëve dhe blerësve, në vendin që jetonin së bashku edhe në bllokimin e rrugëve dhe parkime mjetesh në disa pjesë trotuari, ku kalimtarët lëviznin së bashku me mjetet pa u shqetësuar fare, ku aksidenti është pranë gjatë gjithë kohës.
Menjëherë ne kontaktuam me punonjësin e policisë bashkiake Emiljano Ndoni, i cili u shpreh se agjentët e policë bashkiake janë prezentë që në orët e para të fillimit të tregut ditor deri në përfundim të tij, duke u kujdesur në çdo moment për qytetarët dhe tregtarët që tergtojnë në këtë aks.
Më pas komunikimi ynë vazhdoi me drejtuesin e qendrës administrative Gradishtë, zotin Arjol Qose i cili u shpreh se ky pazar ka vite që zhvillohet në këtë aks dhe mbi trotuar duke na bërë me dije se ky realitet do të ndryshojë.