Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë një konference për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, u pyet nga gazetarët për arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta.
Ajo theksoi se nuk do të komentojë vendimet gjyqësore, duke shtuar se Bashkimi Evropian punon ngushtë me Shqipërinë për reformën në drejtësi, por kjo punë nuk lidhet me raste individuale.
Von der Leyen theksoi se procesi i integrimit në BE bazohet te meritat dhe përkushtimi i çdo vendi, dhe vlerësoi progresin që Shqipëria ka bërë deri tani. “Procesi i integrimit në BE varet nga merita e çdo vendi. Me Shqipërinë kemi një shembull të shkëlqyer që tregon se gjërat po ecin me ritme të shpejta,” tha ajo.
Ajo shtoi gjithashtu se Shqipëria ka arritur një progres të dukshëm dhe nëse vazhdon në këtë rrugë, deri vitin e ardhshëm mund të hapen të gjithë kapitujt e negociatave për anëtarësim. Ursula von der Leyen nënvizoi se ky proces varet nga përpjekjet e vendit për të përmbushur kriteret e nevojshme.
Në përfundim, ajo shprehu optimizmin e saj për përparimin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, por theksoi se puna duhet të vazhdojë me seriozitet dhe përkushtim.
Ajo u pyet edhe për çështjen e emigrantëve dhe dha këtë përgjigje.
Von der Leyen dhe Rama vazhduan turin me themelimin e kolegjit të Evropës, ku von der Leyen gjeti të përbashkëta mes Evropës dhe Shqipërisë/