Një ngjare e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Kavajës, ku vëllai ka vrarë më thikë të vëllanë.
Bëhet me dije se viktima është Eqerem Rreshka, 74 vjeç, ndërsa autori i ngjarjes së rëndë është Muhamet Rreshka, 76 vjeç.
I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës.