Tymi i zi mbulon qiellin/ Zelensky: Ukraina godet objektet e naftës dhe uzinën kimike në Rusi

Ukraina ka ndërmarrë sulme me dronë ndaj disa objekteve strategjike në territorin rus, duke goditur një strukturë të magazinimit të naftës në rajonin e Jarosllavit dhe uzinën kimike “Azot” në rajonin e Tulës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se uzina “Azot” është një element kyç për prodhimin e eksplozivëve të Rusisë, ndërsa njoftoi se janë kryer sulme edhe ndaj infrastrukturës ushtarake ruse në zonat e pushtuara të Ukrainës.

Ukraina po zbaton planin e saj për sanksione afatgjata kundër Rusisë dhe misionet që lidhen me sulmet me rreze të mesme veprimi, në përgjigje të refuzimit të Rusisë për t’i dhënë fund kësaj lufte”, shkroi Zelensky në platformën X.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033