Turisti gjerman gjendet i pajetë në Fier, dyshohet vdekje natyrale

Një shtetas gjerman është gjetur i pajetë në banesën që kishte marrë me qira në Fier. Viktima, rreth 80 vjeç, ndodhej në Shqipëri prej 15 ditësh për turizëm dentar.

Sipas burimeve paraprake, i moshuari prej tre ditësh nuk kishte kontakte me familjarët. Të alarmuar nga mungesa e komunikimit, ata kanë njoftuar policinë.

Rreth orës 13:00, në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier, shtetasi gjerman me inicialet D. F. u gjet pa shenja jete në banesën ku qëndronte.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033