Tentativë për futje lënde narkotike në IEVP Fier, ndalohet një shtetas gjatë kontrollit

Gjatë kontrolleve fizike të ushtruara në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fier, në ambientet e dhomës së kontrollit, një shtetasi me inicialet S. P. iu gjet lëndë narkotike, e fshehur poshtë pjesëve intime.

Shtetasi S. P. ishte paraqitur për të zhvilluar një takim me një të dënuar me inicialet A. M., i klasifikuar me regjim sigurie të zakonshme. Ky i fundit rezulton i akomoduar në dhomën numër 10, sektori 5, godina C.

Pas konstatimit të lëndës së dyshuar narkotike, ndaj shtetasit S. P. u kryen veprimet procedurale përkatëse, u bë ndalimi i tij dhe u njoftua Prokuroria për vijimin e veprimeve ligjore.

Kontrollet për sende të ndaluara në ambientet e institucionit po vijojnë, në kuadër të masave të sigurisë dhe verifikimeve të parashikuara nga procedurat në fuqi.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033