Trump paralajmëroi rritje tarifash për makinat europiane, reagon PE: E pa pranueshme!

Parlamenti Evropian ka reaguar ndaj paralajmërimit të Donald Trump për të vendosur tarifa prej 25% mbi makinat që importohen nga Bashkimi Evropian, duke e cilësuar atë si një hap “të papranueshëm”.

Kryetari i Komitetit për Tregtinë Ndërkombëtare në Parlamentin Evropian, Bernd Lange, deklaroi se Uashingtoni po shfaqet si një partner “i pabesueshëm” në marrëdhëniet tregtare transatlantike.

Parlamenti Evropian vazhdon të respektojë marrëveshjen e nënshkruar në Skoci dhe po punon për finalizimin e legjislacionit përkatës. Ndërkohë, pala amerikane vijon të mos i përmbushë angazhimet e saj,” theksoi Lange në një reagim në rrjetin social X.

Ai shtoi se Bashkimi Evropian duhet të ruajë “qartësinë dhe vendosmërinë” përballë këtyre zhvillimeve, ndërsa kritikoi ashpër politikën tregtare të SHBA-së.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033