Tërmet i ndjerë në juglindje të vendit, lëkundje të forta në Korçë dhe zonat përreth

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë është ndjerë mbrëmjen e sotme në qarkun e Korçës, duke shkaktuar lëkundje të forta në disa zona të juglindjes së vendit.

Sipas të dhënave zyrtare, epiqendra e tërmetit ka qenë në territorin e Greqisë, pranë zonës së Kosturit, ndërsa lëkundjet janë ndjerë qartë në Hoçisht, Bilisht dhe qytetin e Korçës. Tërmeti është regjistruar rreth orës 19:50, me një thellësi që vlerësohet nga 5 deri në 15 kilometra.

Pas ngjarjes ka reaguar Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, e cila ka bërë me dije se informacioni është konfirmuar nga Instituti i Gjeoshkencave dhe se deri në këto momente nuk ka raportime për dëme materiale apo pasoja për qytetarët.

Autoritetet sqarojnë se situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe se çdo zhvillim i ri do të bëhet publik në kohë reale, nëse do të ketë ndryshime në vlerësimin e situatës.

Tërmeti ka shkaktuar shqetësim te banorët e zonës, për shkak të intensitetit të ndjeshëm të lëkundjeve, por për momentin nuk raportohet për emergjenca.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033