Tensione në protestën e “Shqipëria Bëhet”, katër mbështetës në pranga dhe procedime penale të shumta

Protesta e zhvilluar nga lëvizja “Shqipëria Bëhet” përpara Kryeministrisë ka përfunduar me arrestime dhe procedime penale, pas përplasjeve të regjistruara mes protestuesve dhe Policisë së Tiranës.

Sipas autoriteteve, gjatë tubimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, një grup protestuesish dyshohet se ka hedhur sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë, duke shkaktuar plagosjen e dy efektivëve, njëri prej të cilëve ndodhet ende në spital.

Policia njofton se ka arrestuar shtetasit Edison Haklaj, Alfred Matoshi, Eligert Hima dhe Ergjys Llanaj, ndërsa ka nisur procedimi penal për disa persona të tjerë me iniciale V. H., A. Sh., E. L., A. B., A. Sh. dhe M. Xh.

Në vijim të veprimeve procedurale, materialet janë referuar në Prokurori edhe për Adriatik Lapajn, E. K. dhe A. P., të cilët dyshohet se kanë zënë hapësirën publike përpara Kryeministrisë duke vendosur një çadër dhe objekte të tjera pa autorizim, në kundërshtim me urdhrat e dhëna nga Policia.

Autoritetet bëjnë me dije se hetimet për këtë ngjarje janë në vijim, ndërsa do të kryhen veprime të mëtejshme për dokumentimin e plotë të rrethanave të protestës dhe incidenteve të shënuara gjatë saj.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033