Të dielën, më 25 tetor, rikthehet ora dimërore. Ndryshimi do të ndodhë gjatë natës mes së shtunës dhe së dielës, kur akrepat e orës do të kthehen 60 minuta prapa.
Në orën 03:00 të mëngjesit, ora do të shënojë 02:00, duke na dhuruar kështu një orë më shumë gjumë.
Kalimi në orën standarde do të sjellë më shumë dritë gjatë orëve të para të mëngjesit, por edhe errësim më të hershëm në mbrëmje.
Ky ndryshim, që përsëritet çdo vit, ndikon në rutinën e përditshme të qytetarëve, nga orari i zgjimit deri te aktivitetet e punës dhe të kohës së lirë.
Për shumicën e përdoruesve, ndryshimi do të jetë i thjeshtë. Telefonat inteligjentë, kompjuterët dhe orët smart, të lidhura me internetin, do të përditësohen automatikisht.
Ndërsa për orët mekanike dhe ato analoge, qytetarët duhet t’i lëvizin vetë akrepat një orë prapa.
Ora dimërore do të jetë në fuqi gjatë muajve të ardhshëm, deri në fundjavën e fundit të marsit të vitit 2027, kur do të rikthehet ora verore.
Kështu, nga e diela, dita do të nisë me më shumë dritë, ndërsa mbrëmjet do të vijnë më herët.