Vrasja e Anesti Rames në korrik të vitit 2025 në fshatin Frashër të Patosit është kryer nga e bija kurse e ëma e saj tentoi ta fshehë krimin. Në këtë përfundim ka dalë prokuroria e Fierit e cila ka mbyllur hetimet duke dërguar në gjyq nënë e bijë me akuzat “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
Sipas organit të akuzës, Emanilda Rama e ka mbytur babanë e saj me tel kurse e ëma e saj, gruaja e viktimës, ka pastruar shtëpinë dhe gjurmët e gjakut për të fshehur ngjarjen.
Ngjarja
Vrasja e Anesti Ramës u zbulua pas denoncimit të mjekut të qëndrës shëndetësore të fshatit, që u thirr nga Valbona Rama për të plotësuar skedën e vdekjes. Ajo i tha mjekut dhe të afërmve se viktima ndërroi jetë pasi u rrëzua në dyshemenë e tualetit. Pas njoftimit të policisë nga mjeku dhe kqyrjes së trupit nga eksperti mjekoligjor policia arrestoi nlnl e bijë si autore të dyshuara për ngjarjen. Në atë kohë u deklarua se përvec mbytjes me tel, viktima i eshte nenshtruar edhe goditjeve me thike.
Burime nga policia e Fierit thane pas ngjarjes se fillimisht viktima eshte goditur pas koke e me pas eshte mbytur.
26 vjecarja tha pas arrestimit, se e vrau babane pasi ai nuk paguante për nevojat e saj të jetesës. Të afërm të familjes deklaruan pas ngjarjes se paga e viktimws menaxhohej nga e bija dhe gruaja. Nderkohe nene e bije, punonin ne sera si punonjese sezonale. Tre ditë pas ngjarjes u arrestua edhe Çlirim Dogjanin 55 vjeç, mik i afërt me 26 vjeçaren, si bashkëpunëtor i dyshuar për vrasjen.