Apeli i Posaçëm ka vendosur të shtyjë për në datën 5 shpalljen e vendimit lidhur me çështjen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Gjatë seancës, prokurorët e Prokurorisë së Posaçme paraqitën prova të reja dhe kërkuan lënien në fuqi të masës së mëparshme të sigurisë.
Sipas informacionit të bërë të ditur, provat e reja përbëhen nga deklarime të personave të marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të hetimit.
Vendimi përfundimtar pritet të merret në seancën e radhës, e planifikuar për datën 5.