Shpërthimi te karburanti “Eida” në Brryl, shëmbet një ndërtesë një katëshe

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një karburant në zonën e Brrylit në Tiranë, duke shkaktuar dëmtimin e tre punonjësve.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, dyshohet se në karburant ka shpërthyer një bombul gazi, në momentin kur po furnizohej me karburant një automjet.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar tre punonjës të karburantit. Ata janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe, sipas Policisë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe shkakun e shpërthimit.

Tiranë/Informacion paraprak

Tek “Brryli”, në një karburant, dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi, gjatë kohës që po furnizohej me karburant një automjet

Si pasojë, janë dëmtuar 3 persona, punonjës të karburantit, të cilët janë dërguar në spital për mjekim, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033