Shkendija elektrike dyshohet se shkaktoi zjarrin ku humbi jetën 71 vjeçari në Fier

Vdekja në mënyrë tragjike e 71 vjeçarit nga fshati Fermë Çlirim i Fierit dyshohet se ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike. Burimet pranë komksariatit të Fierit thanë se ende nuk është përcaktuar shkaku i zjarrit që shkrumboi banesën e të moshuarit por duke qënë se në banesë nuk kishte bombul gazi, dyshimet janë për një shkëndije elektrike. Pas zjarrit që shkrumboi banesën e viktimës, ekspertët nuk kanë siguruar të dhëna të mjaftueshme pasi pajisjet elektroshtëpiake dhe sistemi shpërndarës i energjisë janë djegur plotësisht. Per kete arsye po kryhen kqyrje të detajaura te vebdngjarjes për të zbardhur shkakun e zjarrit që i mori jetën të moshuarit. Hetuesit kanë marrë dëshmitë e të afërmve të 71 vjeçarit të cilët kanë rrëfyer se në banesë, kishte pajisje të vjetëruara elektrike. I moshuari jetonte vetëm prej vitesh. Ai ishte baba e dy vajzave dhe një djali të cilët jetonin në qytetin e Vlorës.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033