M.D Shërbime Ndërkombëtare mbajnë një seminar për emigrimin me dokumente të rregullta.

Më 9 nëntor, në orën 11:00, në M.D Shërbime Ndërkombëtare Fier u mbajt një seminar informues me pjesëmarrjen e avokates Mirela Gjuzi.

Ky seminar kishte për qëllim të ofronte informacion të detajuar për emigrimin e rregullt drejt Italisë, duke trajtuar procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm për një proces të ligjshëm dhe të sigurt.

Gjatë seminarit, u diskutuan mënyrat më efektive për të emigruar në Itali me dokumenta të rregullta, si dhe sfidat dhe mundësitë që ofrohen për të gjithë ata që dëshirojnë të punojnë dhe të jetojnë në këtë shtet. Të pranishmit patën mundësinë të informohen për detajet e aplikimit dhe për procedurat e qëndrimit të rregullt.

M.D Shërbime Ndërkombëtare në Fier kanë bashkëpunuar me studion e njohur Casalini në Itali, e drejtuar nga avokati Fabio Casalini, për të ofruar mbështetje dhe ndihmë juridike për ata që dëshirojnë të aplikojnë për Decretto Flussi 2025.

Aplikimet për Decretto Flussi do të jenë të hapura nga data 1 deri më 30 nëntor 2024, dhe të interesuarit do të kenë mbështetjen e nevojshme për të ndjekur procesin e aplikimit me përpikëri. Ky program ka si qëllim lehtësimin e procedurave për emigrantët e rregullt.

Të pranishmit në seminar u njohën me përfitimet e aplikimit nëpërmjet këtij programi, i cili siguron një qasje të ligjshme për të emigruar në Itali. Seminari u fokusua edhe te rëndësia e përdorimit të kanaleve të rregullta për të shmangur pasigurinë dhe rreziqet e emigracionit të parregullt.

Falë kësaj iniciative dhe bashkëpunimit me partnerët në Itali, M.D Shërbime Ndërkombëtare Fier po punojnë për të mbështetur qytetarët shqiptarë që kërkojnë mundësi të reja në Itali, duke siguruar që ata të ndjekin të gjitha hapat e nevojshëm për një proces të suksesshëm.

Ndaj Postimin:

Postime të tjera