SHËNDETI MENDOR NË KOHË SFIDASH,DREJT NJË KULTURE PAQEJE.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor,Federata e Paqes Universale në Fier organizoi një aktivitet ndërgjegjësues me temë: “Shëndeti mendor në kohë sfidash–Drejt një kulture paqeje”.
Aktiviteti bëri bashkë përfaqësues të institucioneve,profesionistë të fushës së psikologjisë dhe anëtarë të Federatës së Paqes Universale,për të diskutuar mbi rëndësinë e mirëqenies psikologjike,përballimin e sfidave të kohës dhe rolin e paqes së brendshme në ndërtimin e marrëdhënieve të shëndetshme shoqërore.
Pas fjalës së hapjes nga Elona Ruko,Ambasadore e Paqes dhe drejtuese e Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar,fjalën përshëndetëse e mbajti Suzana Numani,nënkryetare e Federatës së Paqes Universale.
Ajo theksoi se,në një realitet të karakterizuar nga sfida,pasiguri dhe ndryshime të vazhdueshme,është e domosdoshme të reflektohet mbi rolin e shëndetit mendor në jetën individuale,në marrëdhëniet ndërpersonale dhe në ndërtimin e një shoqërie më paqësore,solidare dhe mirëkuptuese.

Në vijim,psikologia Saviola Konja solli një këndvështrim profesional mbi lidhjen mes shëndetit mendor dhe kulturës së paqes.Ajo u ndal te rëndësia e ndërgjegjësimit,shkëmbimit të përvojave dhe forcimit të ekuilibrit emocional,duke theksuar se paqja e brendshme përbën një bazë të rëndësishme për harmoninë në familje dhe në shoqëri.

Një tjetër dimension i diskutimit ishte bashkëpunimi ndërkombëtar dhe kontributi i strukturave të Federatës së Paqes Universale në promovimin e vlerave të paqes.Për këtë çështje foli sekretari i përgjithshëm i Federatës së Paqes Universale në Shqipëri,Gani Roshi,i cili u ndal te marrëdhëniet dhe bashkëpunimi me Federatën Botërore të Paqes,si dhe rëndësia e angazhimit të përbashkët në funksion të këtyre vlerave.

Në përmbyllje të aktivitetit u zhvillua ceremonia e certifikimit të ambasadorëve të rinj të paqes,të cilët i bashkohen nismës për promovimin e dialogut, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës paqësore.
Aktiviteti u shoqërua gjithashtu me një performancë artistike, duke përcjellë përmes artit mesazhin e paqes,harmonisë dhe solidaritetit njerëzor.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033