Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që ndodhen në Venezuelë të largohen menjëherë nga vendi, duke theksuar se situata e sigurisë mbetet e paqëndrueshme.
Thirrja vjen një javë pas kapjes së udhëheqësit venezuelian Nicolás Maduro dhe në një moment kur fluturimet ndërkombëtare kanë rifilluar. Autoritetet amerikane u bëjnë apel qytetarëve të përfitojnë nga kjo mundësi për t’u larguar pa vonesë.
Në njoftim paralajmërohet për rrezikun që paraqesin milicitë e armatosura të njohura si “colectivos”, të cilat dyshohet se ndalojnë automjete për të kontrolluar qytetarë amerikanë ose persona që shfaqin mbështetje për Shtetet e Bashkuara.