SEMINAR PER TË DREJTAT E EMIGRANTËVE DHE ROLIN E AGJENCISË “STOP KRIMI”NE MBROJTJEN DHE FUQIZMIN E TYRE.

Agjencia Ndërkombëtare Investigative “Stop Krimi” organizoi konferencën me temë “Të drejtat e emigrantëve dhe roli i Agjencisë ‘Stop Krimi’ në mbrojtjen dhe fuqizimin e tyre”.
Aktiviteti mblodhi në një tryezë të përbashkët përfaqësues të institucioneve shtetërore, Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera ligjzbatuese, drejtues dhe specialistë të degëve dhe filialeve të Agjencisë “Stop Krimi” në vende të ndryshme të botës, ekspertë të sigurisë, ambasadorë të paqes, përfaqësues të organizatave partnere ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të organizatave dhe shoqërisë civile.
Në fjalën e hapjes, ish-diplomati Vangjel Mita u shpreh se përmes këtij aktiviteti, Agjencia “Stop Krimi” synon të kontribuojë në forcimin e ndërgjegjësimit dhe parandalimin e kriminalitetit, duke i kushtuar vëmendje të veçantë edhe kategorive më të ekspozuara ndaj rrezikut, mes tyre emigrantëve shqiptarë kudo që ndodhen në botë.
Në vijim, drejtori ekzekutiv i Agjencisë “Stop Krimi”, Fatmir Sena, ekspert në fushën e luftës kundër krimit të organizuar, terrorizmit, trafikut të drogës dhe qenieve njerëzore, vlerësoi pjesëmarrjen e gjerë në këtë konferencë dhe bashkëpunimin me institucionet shtetërore dhe ndërkombëtare.
Sipas tij, mbrojtja e të drejtave të emigrantëve dhe lufta kundër shfrytëzimit, trafikimit dhe formave të tjera të kriminalitetit që mund t’i prekin ata, janë çështje që kërkojnë angazhim të përbashkët institucional dhe shoqëror.
Koordinatorja e Agjencisë “Stop Krimi”, Heroina Ruçi, theksoi se pas çdo emigranti qëndron një histori njerëzore, një familje, një ëndërr dhe një përpjekje për punë, siguri dhe dinjitet.
Ajo nënvizoi rëndësinë e garantimit të të drejtave themelore të emigrantëve, përfshirë mbrojtjen nga diskriminimi, dhuna dhe shfrytëzimi, ndërsa kërkoi një qasje më të koordinuar institucionale për informimin dhe sensibilizimin e tyre.
Sipas saj, informimi, mbështetja, ndihma juridike falas dhe aksesi në drejtësi janë ndër mekanizmat kryesorë për mbrojtjen e emigrantëve dhe parandalimin e situatave të abuzimit dhe shfrytëzimit.
Gjatë konferencës referuan gjithashtu Daniela Xhelaj, Desantila Domi,Dr. Luljeta Hasani, profesori i Akademisë së Policisë, avokati Fatos Hasani,kryetari i Lancit Ish drejtori i përgjithshem i policise se shtetit Veli Myftari,Artistja e Popullit,kompozitorja Dhora Leka,si dhe personalitete të tjera, të cilët trajtuan çështje që lidhen me të drejtat e emigrantëve shqiptarë, të drejtat e njeriut, sigurinë, diplomacinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Në fokus të diskutimeve ishte nevoja për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, me qëllim parandalimin e kriminalitetit dhe mbrojtjen e emigrantëve nga trafikimi, shfrytëzimi, dhuna dhe format e tjera të krimit të organizuar.
433Në përfundim të aktivitetit u zhvillua edhe ceremonia e ndarjes së titullit të lartë “Ambasador i Përhershëm i Paqes”, si dhe e certifikatave të mirënjohjes për personalitete dhe individë me kontribute të spikatura në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, bashkëpunimin ndërkombëtar, mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve shqiptarë në botë dhe parandalimin e krimit, trafikut të drogës dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033